31.5 C
New York
Tuesday, August 12, 2025

Buy now

Muharremi: Si ish votues i Kurtit vota ime u humb për LVV kur ata harruan reformat që premtuan dhe acarun marrëdhëniet me aleatët tradicionalë që e kishin çliruar Kosovën

- Advertisement -

Analisti dhe eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe kryeministri Albin Kurti nuk kanë të ardhme politike pa reforma të thella në veprime, përgjegjësi politike, drejtim, koncept dhe ideologji.

Ai ka theksuar se si ish-votues i LVV-së dhe Kurtit në vitin 2021, besimin e kishte bazuar në premtimet për reforma dhe ndryshime pozitive. Sipas tij, ky besim u humb kur subjekti në pushtet harroi reformat e premtuara dhe përkeqësoi marrëdhëniet me aleatët tradicionalë të Kosovës, të cilët kanë qenë vendimtarë për çlirimin, shpalljen e pavarësisë dhe ndërtimin e institucioneve të shtetit.

Muharremi ka kritikuar politikat ekonomike të qeverisë, duke i cilësuar si të papërshtatshme dhe të orientuara drejt popullizmit dhe vendimeve elektorale, në vend të veprimeve të qëndrueshme për të mirën e bizneseve dhe qytetarëve. Ai ka theksuar se fillimi i sulmeve ndaj bizneseve dhe mediave, si dhe mbushja e bordeve të agjencive me militantë partiakë, ishin shenja të humbjes së orientimit të LVV-së.

Sipas tij, kulmi i gabimeve ndodhi gjatë krizës së energjisë, kur qeveria vendosi rritjen e çmimit të rrymës, duke shkaktuar inflacion, dëmtuar fuqinë blerëse të qytetarëve dhe rritur deficitin tregtar. Ai tha se këto vendime e kanë rrezikuar ekonominë dhe kanë nxitur migrimin e popullsisë.

Muharremi ka përmendur edhe bllokimin gjashtëmujor të Kuvendit pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke theksuar se ky veprim tregoi papërgjegjësi dhe mungesë të maturisë politike pas një fitoreje të madhe.

“LVV dhe Kurti e patën mundësinë e artë si askush më parë, por e keqpërdorën dhe e humbën dramatikisht votën dhe besimin. Rruga e duhur për ta është opozita dhe reformimi, duke mësuar nga gabimet e kohës në pushtet”, ka përfunduar Muharremi.

Të ngjashme

Të fundit