13.6 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Muharremi: Si është e mundur që diaspora në ambasada e votoi VV-në 80%, kurse në votat me postë jo?

- Advertisement -

Analisti Shenoll Muharremi, i cili në vazhdimësi e ka përcjell procesin zgjedhor, ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me dallimin e madh të votave të VV-së në përfaqësi diplomatike dhe votave përmes postes.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se është e çuditshme mërgimtarët që kanë votuar në ambasada të votojnë VV-në deri në 80 për qind, kurse ata që kanë votuar në postë të votojnë shumë më pak VV-më.

“Si ka mundësi që në ambasada e konsulata të votojnë 80%-90% për LVV-në, ndërsa të njëjtët njerëz, kur votojnë me postë (jashtë sistemit dhe shërbimit), të kenë një përqindje krejt ndryshe!? Tani duhet të jemi të matur. Duhet të kemi durim dhe të presim rezultatet finale para se të bëjmë komente përfundimtare. Këto komente në asnjë mënyrë nuk kanë të bëjnë me ambasadat, konsulatat apo shërbimin diplomatik të Kosovës”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit