18.2 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Muharremi: Qeverisja pa kontroll nga Parlamenti është autokraci

- Advertisement -

Analisti Shenoll Muharremi ka vazhduar kritikat ndaj VV-së për moskonstituim të Kuvendit.

Ajo ka vlerësuar se nuk ka demokraci ku qeveriset pa përfaqësim të popullit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se qeverisja pa kontroll nga Kuvendi është autokraci.

“More, a jeni të sigurt që na po e duam me të vërtetë sistemin demokratik?! Se nëse na pëlqen me pas vetëm QEVERI, po jo edhe KUVEND, atëherë mos te shesim si demokraci. Kur Kryeministri në detyrë thotë “nuk urgjencë për Parlament”, çka po thotë, dikush le të na shpjegon ma mirë? “E kemi qeverinë”… qajo nuk është demokraci, qajo është one man shoë, edhe ma keq se aq. Demokracia nuk është me qeverisë pa përfaqësim të popullit. E qeverisja pa kontrollë nga Parlamenti është autokraci. Kur një person ose një grup shumë i vogël e kontrollon pushtetin pa mekanizma real të kontrollit si Parlamenti (përfaqësimi të popullit), qajo nuk është demokraci më. Në atë gjendje jemi”, ka shkruar Muharremi.

Të ngjashme

Të fundit