Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar partitë politike për mungesë të programeve politike.
Ai ka bërë me dije se qeverisja kërkon programe e projekte konkrete.
Sipas tij, fjalët e politikës nuk mjaftojnë e as nuk kryen punë në zgjedhjen e problemeve të caktuara.
“Lista e shembujve është e gjatë. Ekonomia mbi të gjitha kërkon politika zhvillimore dhe qeverisje proaktive dhe fakti që kemi këtë gjendje demostron që politika nuk arrinë me i pagu faturat e rrymës. Qeverisja kërkon programe, projekte, menaxhim.. e fjalët e politikës nuk mjaftojnë e as nuk kryen punë. Inflacioni nuk kontrollohet me fjalë e politikë, duhet intervenime të sakta menaxheriale. Mos me e zgjatë, Kosova ende nuk ka filluar vitin 1 të qeverisjes. Ende jemi me politikë që në thjeshtëzim është luftë me njëri tjetrin. E kur fillon qeverisja, atëherë fillojnë edhe problemet me u zgjidh dhe me pas përparime”, ka shkruar Muharremi.