23.1 C
New York
Thursday, June 26, 2025

Buy now

Muharremi publikon statistika të omnibus: Sa më pak edukim, aq më shumë përkrahje për VV-në

Analisti Shenoll Muharremi ka publikuar disa statistika të omnibus të cilat tregojnë rezultate nga matjet e fundit rreth përkrahjes për Lëvizjen Vetëvendosje.

Muharremi në një shkrim në Facebook, ka thënë se këto matje tregojnë se “sa më pak edukim, aq më shumë përkahje për VV-në”.

VV-në duket se e përkrahin më së shumti ata që kanë disa vite të shkollës fillore 54.70 për qind.

“Sa i përket nivelit të edukimit, përkrahja për LVV më e larta është nga ata që kanë disa vite të shkollës fillore (54.70%). Ndërsa ata me shkollë fillore e përkrahin me 40.10%.

Personat që e përkrahin me disa vite të shkollës së mesme janë 45.80%, e ata me shkollë të mesme 38.50%. Gjithashtu studentët e përkrahin me 38.00%.

Ndërsa niveli më i ulët i përkrahjes vjen nga ata me fakultet, magjistraturë dhe doktoraturë. Me fakultet 32.80%, ndërsa me magjistraturë ose doktoraturë më së paku me vetëm 23.60%” – ka shkruar ai.

Më posht të dhënat e publikuara:

Të ngjashme

Të fundit