13.6 C
New York
Friday, October 31, 2025

Buy now

Muharremi për vendimet e Kurtit: Po e rrezikon ekonominë dhe shtetin për vota e pushtet absolut

- Advertisement -

Qeveria në detyrë e ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2026, që kap vlerën e rreth 4 miliardë eurove.

Në këtë projektbuxhet parashihen një sërë masash, si paga e 13-të për të punësuarit në sektorin publik, rritja e pensioneve, rritja e pagës minimale e rritja e shtesave për fëmijë.

Mirëpo, ky vendim i qeverisë në detyrë po has në kritika.

Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi, ka thënë se premtimi i Kurtit për pagën e 13-të u bë me qëllim që të përfitohet në vota.

Madje, ai thotë se ky veprim do të ketë pasoja për bizneset e do ta rrisë inflacionin.

“Paga e 13-të… se po na duhen ma shumë vota nga sektori publik. S’ka lidhje që i rëndojmë bizneset edhe ma shumë, i rrisim çmimet e inflacionin edhe më shumë. E importet, deficiti e migrimi që rriten ende, s’na intereson. Le të zbrazet Kosova krejt, vetëm pushtetin te ruajmë. Qato vota po i dojmë, se s’kemi sa duhet për pushtet absolut”, tha ai.

Muharremi kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke e cilësuar të njëjtën si parti që e rrezikon ekonominë dhe shtetin për vota.

“Një parti që e rrezikon seriozisht ekonominë dhe shtetin për vota e pushtet absolut nuk mundet me pas të ardhme të mirë”, deklaroi Shenoll Muharremi. /Klankosova.tv

 

Të ngjashme

Të fundit