Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi ka bërë një reagim, referuar një sulmi tjetër siç thotë ajo nga partia e pushtetit në largim, këtë herë ndaj gazetarëve.
Ai ngrit shqetësim se kur dhe të premten nuk i gjejnë numrat për konstituim, kush do ta ketë radhën për sulm nga Lëvizja Vetëvendosje, – mbase pensionistët për ankesën ndaj shtrenjtimit të rrymës.
”Pardje bizneset, e sot gazetarët i paskan sulmu ncncnc… Pasnesër kur nuk janë numrat kush e ka radhën? Ndoshta pensionistët që po ankohen për çmimin e lartë të rrymës dhe faturave? Nëse ka dikush që po bën punë shumë të mirë në këtë vend, janë gazetarët dhe bizneset vendore që po e mbushin buxhetin e shtetit me punën dhe djersën e tyre. E ata që marrin rroga nga kjo arkë në vend se me i falënderu a me ju përmirësu kushtet për punë i sulmojnë. Bravo. T’i sulmojmë ata që bëjnë punë të mirë se kështu ecët përpara”.