Njohësi i ekonomisë, Shënoll Muharremi ka komentuar qeverisjen e Albin Kurtit në katër vjet të plota mandat. Sipas tij, ajo ishte anti-biznes dhe anti-ekonomi.
“Nuk ka më keq se me pas një qeveri që e sheh biznesin si armik. Sa herë kanë krizë politike, sulmojnë bizneset vendore. A thua kush e mban këtë vend gjallë? Kush i paguan rrogat? Kush e mban ekonominë në këmbë?” – ka shkruar ndër të tjera ai.
Tutje, Muharremi ka përmendur edhe faktin se gjatë qeverisë Kurti është përmendur jo rrallë herë edhe lufta.
Postimi i plotë:
Qeverisje Anti-Biznes & Anti-Ekonomi
Nuk ka më keq se me pas një qeveri që e sheh biznesin si armik. Sa herë kanë krizë politike, sulmojnë bizneset vendore. A thua kush e mban këtë vend gjallë? Kush i paguan rrogat? Kush e mban ekonominë në këmbë?
E njëjta histori si me veriun. Del kryeministri e ministra thonë ‘ka luftë’, po cili investitor i huaj vjen në një vend ku qeveria flet kështu? Ti je ai që po i frikëson ata pak që kishin mendu me ardhë. A e kupton që kjo ekonomi jonë është ende në inkubator? E ka nevojë të marrë frymë, jo me shpërnda frikë, dyshime, pasiguri.
Ku keni pa një qeveri që i sulmon ata që e ushqejnë? Nëse ka ndonjë biznes që ka shkelë ligjin? Hape rastin, çoje në prokurori. Mos fol në Facebook e Tëitter sikur je në opozitë. Shteti nuk flet shumë, shteti vepron.
E kemi thënë edhe më herët, roli i Qeverisë është me kriju kushte sa më të mira për biznese, e jo me i shty bizneset në greminë. Duhet me i ndihmu që me u rritë, me kriju vende pune, me rritë prodhimin, eksportin, mirëqenien, fuqinë blerëse.
Po jo! Këta e kanë kthyer luftën me sektorin privat në sport. Dojnë me i ba të gjithë të varfër. Nuk ka ekonomi që rritet pa sektor privat të fortë. Nuk ka shtet që zhvillohet duke sulmuar ata që e mbajnë gjallë.
E njëjta logjikë e dështume edhe me vendimin për rritjen e rrymës. Asnjë hap konkret për me parandalu inflacionin. Përkundrazi, me këtë arrogancë, po e stimulojnë. Zgjidhje ka pas plot, po kërkon vullnet, jo sulme në rrjete sociale.
Kjo nuk është qeverisje. As e mirë, as e zgjuar. Kjo është një qeveri anti-biznes, anti-ekonomi, anti-racionalitet.
E kur je kështu, nuk po e dëmton veç ekonominë, po po e rrezikon interesin dhe sigurinë kombëtare. Sepse pa ekonomi nuk ka as shtet të fortë, as mbrojtje, as zhvillim.