-1 C
New York
Sunday, December 28, 2025

Buy now

Muharremi parashikon dalje 830–920 mijë votues në Kosovë

- Advertisement -

Analisti politik Shenoll Muharremi ka parashikuar se dalja finale e votuesve në zgjedhjet në Kosovë pritet të jetë ndërmjet 830 mijë dhe 850 mijë qytetarë, bazuar në trendin e pjesëmarrjes deri në orët e pasdites dhe krahasimet me zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas Muharremit, deri në orën 15:00 me gjasë do të kenë votuar rreth 590 mijë qytetarë, apo afërsisht 29.5 për qind e elektoratit. Ai vlerëson se, nëse aplikohet trendi i votimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit për periudhën nga ora 15:00 deri në 19:00, dalja në Kosovë mund të arrijë në një skenar bazë rreth 830 mijë votues.

Në një skenar më optimist, Muharremi parashikon se numri i votuesve mund të shkojë deri në rreth 850 mijë. Ai ka theksuar se këtyre shifrave pritet t’u shtohen edhe votat nga diaspora.

Sipas vlerësimit të tij, nga diaspora mund të ketë rreth 70 mijë vota të vlefshme shtesë, çka do ta çonte daljen totale në nivel prej rreth 900 mijë deri në 920 mijë votues.

Muharremi ka nënvizuar se këto janë parashikime të bazuara në trendet aktuale të pjesëmarrjes dhe se fotografia përfundimtare do të qartësohet pas publikimit të rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Të ngjashme

Të fundit