Në matjen më të fundit të opinionit publik të realizuar gjatë qershorit nga Omnibus, presidentja Vjosa Osmani, ish-kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza kanë dalë më të popullarizuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Analisti Shenoll Muharremi ka publikuar sondazhin, dhe sipas matjes, të realizuar në bazë të vlerësimeve nga 1 deri në 5 (1 = shumë negativ, 5 = shumë pozitiv), Osmani ka marrë 3.65, Konjufca 3.41 pikë, ndërsa Kurti 3.12, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë sondazh, më lart se Kurti është renditur edhe kreu i Mitrovicës së Jugut me 3.14 pikë.