10 C
New York
Thursday, April 17, 2025

Buy now

Muharremi numëron pasojat nëse rritet çmimi i rrymës: Ushqimi më i shtrenjtë, transporti më shtrenjtë, jeta më e vështirë

- Advertisement -

Njohësi i çështjeve politike e ekonomike, Shenoll Muharremi, ka bërë një analizë me pasojat që do të ketë rritja e çmimit të rrymës.

Ai ka thënë se kjo do të ndikojë në rritje të çmimit të ushqimit, transportit dhe jetë më të vështirë.

Postimi i plotë:

Dje i dërgova një letër publike Qeverisë:

Mos e rritni çmimin e rrymës përsëri!

Jo vetëm për qytetarët që mezi po e përballojnë muajin, por edhe për bizneset vendore që mezi po mbijetojnë. Rritja e energjisë shkakton apo nenkupton rritje të inflacionit. E kjo dmth ekonomi më e dobët.

E çka bëri Qeveria, si reagoj?

Dolën me një video duke thënë se “zgjidhja” është me i ndëshku ata që shpenzojnë më shumë. Seriozisht? Ky është plani juaj a?

E kush janë ata që shpenzojnë më shumë? Bizneset, prodhuesit, ndoshta dhe familjet e mëdha.

Kur i ngarkon bizneset, ato rrisin çmimet. Kush paguan në fund? Qytetari. Ai që nuk ka ku me ia mbajtë! Derisa nuk mundet ma edhe del jashtë vendit..

Ky është efekt zinxhiror i vendimit tuaj:

-Ushqimi më i shtrenjtë

-Shërbimet më të shtrenjta

-Transporti më i shtrenjtë

-Jeta më e vështirë

-Biznese me pak konkurrente

-Rritje importi

E Qeveria? Hesht. Justifikohet.

E kemi dhënë alarmin, kemi ofruar zgjidhje, kemi kërkuar reagim. Por arroganca është më e madhe se përgjegjësia.

– 300,000 banorë më pak në fshatra.

– Ekonomia dobësohet çdo muaj.

– 500 milionë euro dalin jashtë vendit me bilanc negativ tregtar ne mallra.

– Çmimi i rrymës veç është kulmi.

Të gjitha mjetet i kemi përdorur. Të gjitha alternativat i kemi ofruar.

Nëse nuk ua ndjen për qytetarin, për biznesin lokal, për ekonominë kombëtare, për çka janë aty?

Energjia nuk është luks. Është bazë e zhvillimit.

Nëse nuk e kuptojnë këtë… nuk kanë çka kërkojnë në pushtet.

Të ngjashme

Të fundit