4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Muharremi: Nëse jemi 1.5 milion banorë, rrjedhja është gati 400 mijë persona në një dekadë

- Advertisement -

Ekonomisti Shenoll Muharremi ka thënë se, bazuar në spekulimet se popullsia në Kosovë pritet të jetë mbi 1.5 milionë pas numërimit të fundit, rezulton se brenda një dekade vendi ka përjetuar një rrjedhje “prej gati 400,000 perona apo rreth 40,000 persona në vit mesatarisht që kanë lëshuar Kosovën”.

Postimi i plotë:

Ka përfunduar regjistrimi i popullatës në Kosovë. Vlerat nga viti 2014 deri në 2022 i kam marrë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. Ndërsa, viti 2024 është spekulim nga ajo që po flitet si rezultat i regjistrimit të popullatës që sapo përfundoj. Në vitin 2014 kemi pasur një vlerësim prej 1.8 milion banorë ndërsa tash kemi pak më shumë sesa 1.5 milion. Duhet të kemi parasysh edhe bilancin e shtimit natyral. Zakonisht në Kosovë kemi rreth 22,500 lindje dhe rreth 9,000 vdekje. Këtu për 10 vite duhet të vlerësojë që kemi pasur rreth 135,000 persona si shtim të popullsisë. Nëse kjo merret parasysh, atëherë gjatë 10 viteve të fundit kemi pasur një rrjedhje prej gati 400,000 perona apo rreth 40,000 persona në vit mesatarisht që kanë lëshuar Kosovën. Duhet të presim të dhënat zyrtare për vitin 2024 po ajo çka është dëgjuar deri më tani është “kemi kaluar numrin 1.5milion”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit