Shenoll Muharremi ka komentuar 100 eurot për studentët të shpërndara nga ana e Qeverisë Kurti.
Sipas tij nuk duhet harruar që 100 eurot e dhëna sot kanë vlerë reale të vetëm rreth 65 euro nga viti 2021.
Postimi i plotë:
Mos të harrojmë që ato €100 të dhëna sot kanë vlerën reale të vetëm rreth €65 nga viti 2021. Aq shumë është keqmenaxhuar ekonomia dhe janë rritur çmimet dhe kosto e jetës.
Sot po tentohet të blihet vota e qytetarit, studentit, me 100 euro me paranë publike të qytetarit dhe kjo quhet korrupsion elektoral i pastër se po ndodhë tri ditë para votimit të balotazhit.
Edhe më keq, ato para të zhvlerësuara nuk do të përmirësojnë as arsimin, as jetën studentore. Përkundrazi, shumica e tyre do të dalin jashtë përmes deficitit tregtar që ka shku në 500 milionë euro në musk… duke e dëmtuar kështu edhe më tepër ekonominë tonë.
Në vend që të investohet në cilësi të arsimit, kushte dhe mundësi për studentët, në r&d qeveria po “investon” në mashtrim dhe blerje votash. Në varfërim dhe në manipulim politik.
Sot studenti nuk po ndihmohet, po blihet, po mashtrohet dhe Kosova po varfërohet






