11.2 C
New York
Thursday, November 6, 2025

Buy now

Muharremi: Mos të harrojmë që ato €100 të dhëna sot kanë vlerën reale të vetëm rreth €65 nga viti 2021

- Advertisement -

Shenoll Muharremi ka komentuar 100 eurot për studentët të shpërndara nga ana e Qeverisë Kurti.

Sipas tij nuk duhet harruar që 100 eurot e dhëna sot kanë vlerë reale të vetëm rreth 65 euro nga viti 2021.

Postimi i plotë:

Mos të harrojmë që ato €100 të dhëna sot kanë vlerën reale të vetëm rreth €65 nga viti 2021. Aq shumë është keqmenaxhuar ekonomia dhe janë rritur çmimet dhe kosto e jetës.

Sot po tentohet të blihet vota e qytetarit, studentit, me 100 euro me paranë publike të qytetarit dhe kjo quhet korrupsion elektoral i pastër se po ndodhë tri ditë para votimit të balotazhit.

Edhe më keq, ato para të zhvlerësuara nuk do të përmirësojnë as arsimin, as jetën studentore. Përkundrazi, shumica e tyre do të dalin jashtë përmes  deficitit tregtar që ka shku në 500 milionë euro në musk… duke e dëmtuar kështu edhe më tepër ekonominë tonë.

Në vend që të investohet në cilësi të arsimit, kushte dhe mundësi për studentët, në r&d qeveria po “investon” në mashtrim dhe blerje votash. Në varfërim dhe në manipulim politik.

Sot studenti nuk po ndihmohet, po blihet, po mashtrohet dhe Kosova po varfërohet

Të ngjashme

Të fundit