Analisti politik Shenoll Muharremi ka nxjerr një propozim-koncept për daljen nga ngërçi aktual dhe formimin e institucioneve të reja.
Propozimi i tij përbëhet për dy qasjeve.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se qasja e parë ka të bëj me një përpjekje për një marrëveshje LVV – PDK.
Nëse kjo dështon, ai ka propozuar një koalicion strategjik në mes të PDK-së dhe LDK-së.
“Propozim Koncept për Zhbllokim Institucional dhe Qeverisje të Re në Kosovë. Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit jemi duke u përballur me bllokadë politike dhe institucionale që po rrezikon stabilitetin dhe zhvillimin tonë. Për këtë kam propozuar një koncept për zhbllokimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve të reja. Gjithashtu kam elaboruar edhe orientimet programore dhe qeverisëse për mandatin e ardhshëm që i siguron Kosovës rritje optimale ekonomike, investime të zgjuara publike dhe integrimin e Kosovës në BE dhe struktura tjera ndëkombëtare”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Ky propozim kombinon dy qasje: (a) një përpjekje finale për marrëveshje LVV-PDK dhe, nëse dështon, (b) një koalicion strategjik PDK-LDK për zgjedhje të reja me një program të guximshëm ekonomik dhe institucional”, ka shkruar Muharremi.