0.7 C
New York
Tuesday, November 11, 2025

Buy now

Muharremi: LVV s’ka më reputacion të mirë sa i përket zgjedhjeve dhe organizimit të tyre

- Advertisement -

“Nga besimi në zhgënjim, si LVV e humbi reputacionin me abuzime elektorale. Rasti i Mitrovicës është shumë serioz dhe duhet të trajtohet pa nxitim, me kujdes dhe duket i pritë rezultatet e hetimeve institucioneve zyrtare profesionale, të cilat duhet të jenë maksimalisht të paanshme politikisht. Puna është që LVV nuk ka më reputacion të mirë sa i përket zgjedhjeve dhe organizimit të tyre. Abuzimet e qeverisë dhe pushtetit për me i arritë qëllimet politike apo për me e mirëmbajtë pushtetin kanë qenë të dukshme dhe dramatike në zgjedhjet lokale. Kjo i rrit dyshimet për LVV, dhe qytetarët tashmë nuk u besojnë shumë pa fakte dhe pa i pritur rezultatet e institucioneve të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Muharremi.

Ai në vazhdën e kësaj përmend edhe ndarjen e 100 eurove për studentët që u bë në kohë fushate, të cilin veprim e cilëson korrupsion të pastër elektoral.

“Kemi parë se si LVV ka shpërndarë bonuse nga 100 euro për studentë në kohë fushate. Ky është korrupsion i pastër elektoral. Pastaj, si janë “rritur” paga minimale, pensionet, ndihmat sociale e si është aplikuar paga e 13-të, vetëm për me ble vota për kandidatët e tyre. Kemi parë se si janë përdorur punësimet në ndërmarrjet publike, sidomos në KEK për Fushë Kosovë dhe Obiliq, me qëllim për ta fituar pushtetin. Kemi parë se si kryeministri në detyrë ka kërcënuar se nëse nuk votohen kandidatët e tyre, nuk ka buxhet për ato komuna. Kemi parë gjithashtu se si është aplikuar dhunë elektorale dhe ndikim e presion nga vizitat e qeverisë në detyrë, sidomos të kryeministrit në detyrë, në Mitrovicë përfshirë edhe ditën e zgjedhjeve, kur ka heshtje zgjedhore”, ka shkruar ndër të tjerash ai.

Megjithëkëtë, Muharremi ka bërë thirrje që të mos nxitohet me konkluzione pa parë rezultat e  hetimeve dhe institucioneve profesionale.

“LVV nuk ka më reputacion të mirë, dhe njerëzit, kur i analizojnë të gjitha këto veprime, i rrisin dyshimet se ‘ata mund të bëjnë gjithçka për pushtet’. Prandaj, nevojitet hetim pa presion dhe sa më profesional për rastin e Mitrovicës. E ne të gjithë të tjerët nuk duhet të nxitojmë me konkluzione pa i parë rezultatet e hetimeve dhe të institucioneve profesionale”, përfundon shkrimi.

Të ngjashme

Të fundit