10.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

Muharremi: LDK ka tepër pak vota me u ba kaq mendjemadhe

- Advertisement -

Analisti Shenoll Muharremi ka reagur pas deklaratave të nënkryetarës së LDK, Doarsa Kica-Xhelili e cila deklaroi se “LDK nuk është bllok me të tjerët”.

Muharremi tha se LDK ka tepër pak vota që të bëhet kaq mendjemadhe.

“LDK nuk ka me fitu shumë simpati me këto qëndrime. Dje partia kishte një qëndrim kogja të matur dhe racional. E sot? Krejt diçka tjetër. Arroganca në maksimum. Ndoshta po kanë dëshirë me eksperimentu me strategjinë “Si ta kthejmë LDK-në te 100 mijë votat e 2021?” Se me këtë arrogancë, rrugë tjetër nuk ka”, ka shkruar Muharremi mes tjerash.

Postimi i plotë:

Sa arrogante sonte qëndrimet e nënkryetarës së LDK-së. Me siguri “rezultatet” e partisë i kanë treguar që elektorati e adhuron këtë stil. “Mos na përzieni me të tjerët,” “LDK nuk është bllok me të tjerët” “Jemi të veçantë”… Aha, qenka ekskluzive LDK, e pse spo na tregoni si, sepse rezultatet nuk po rekomandojë ashtu aspak?

LDK ka tepëëër pak vota me u bë kaq mendje madhe. Fundja ka rreth 225,000 vota më pak se LVV (396,022 vs 171,249). Gjithashtu më pak se PDK i ka 4 mandate. Mos e kanë këta ndon certifikatë të veçantë që ne nuk po e dijmë ende?

LDK nuk ka me fitu shumë simpati me këto qëndrime. Dje partia kishte një qëndrim kogja të matur dhe racional. E sot? Krejt diçka tjetër. Arroganca në maksimum. Ndoshta po kanë dëshirë me eksperimentu me strategjinë “Si ta kthejmë LDK-në te 100 mijë votat e 2021?” Se me këtë arrogancë, rrugë tjetër nuk ka.

Dje të gjithë politikanët aspirues kanë pas mundësi ta dëgjojnë Bedri Hamzën në Rubikon dhe të kuptojnë çka nënkupton me qenë modest, mendjehapur dhe bashkëpunues. Kur i shef gjeneratat më të reja që duhet me qenë më mirënjohes e më të mirë se tjerët, ske si mos me pyet veten, “a thua ku po trajnohen kështu?” Në ndonjë workshop të fshehtë apo mundet me qenë ndonjë dhunti natyrore.

Më vjen keq për shumë figura racionale brenda LDK-së, që dikush del kështu dhe ua prish gjithë punën. Ti mund të bësh 100 veprime të mira, por me një të tillë mund ta humbësh krejt simpatinë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit