7.9 C
New York
Sunday, February 23, 2025

Buy now

Muharremi kritikon komentet e politikanëve rreth koalicioneve: Nuk ndihmojnë formimin e qeverisë

- Advertisement -

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka kritikuar komentet e disa pjesëtarëve të partive politike rreth koalicioneve dhe qeverisë së ardhshme.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremi ka theksuar se LVV ka qenë më serioze në këtë aspekt, duke pritur rezultatet finale para se të komentojë.

Muharremi ka kritikuar opozitën për shprehjen e mendimeve personale pa u konsultuar me partitë, duke theksuar se këto deklarata nuk ndihmojnë në formimin e një qeverie stabile.

“Po i shofim këto ditë disa pjesëtarë të partive politike duke komentu e duke dhënë mendime rreth koalicioneve dhe qeverisë së ardhshme. Nuk po duken shumë serioze. Në fakt, LVV ka qenë deri më tani partia më serioze në këtë aspekt. Nuk kanë komentu dhe kanë thënë zakonisht ‘duhet me i pritë rezultatet finale’. E disa pjesëtarë të opozitës, në kokë të vete, mesiguri sipas medimev personale, flasin secilën ditë.

Nuk na interesojnë mendimet dhe preferencat personale. Uluni në parti dhe gjenerojeni pozicionin e partisë. Aty shtjelloni opcionet dhe shifni interesat e Kosovës (më shumë sesa tuajin). Nuk është shumë serioze gjithë këta persona që dalin e japin mendime pa u konsultu me parti. Secili më ndryshe se tjeteri, prandaj nuk e ndihmojnë formimin e qeverisë kështu”, ka shkruar Muharremi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit