10.2 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Muharremi i reagon Muratit për statistikat për jetëgjatësi: As në vikend nuk kursehen për të bërë propaganda

- Advertisement -

Analisti Shenoll Muharremi ka reguar në lidhje me statistikat për jetëgjasinë e qytetarëve në Kosovë.

Reagimi i tij erdhi pasi që sot ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se Kosova ka jetëgjatësinë më të lartë në rajon.

Sipas Muharremit kjo është një propagandë.

Sot kur qeveria ka bërë probagandë duke thënë “Kosova ka jetëgjatësinë më të lartë në rajon” duke spekuluar që kualiteti i jetës është më i miri, i kam shiquar disa të dhëna. Statista është një nga burimet më kredibile kohën e fundit. Ata kanë një grafikon ku shifet që në regjistimin e fundit të tyre, vitin 2021, Femrat thuhet që kanë pritje të jetëgjatësi në lindje me 79.55vite e Mashkujt 74.15. Kjo na jep mesatarën 76.85 vite. Kjo është në harmoni me rajonin përafërsisht.” – ka shkruar analisti Muharremi.

Ai tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të gjenerojë vet të dhënat në lidhje me këto statistika dhe jo të lejoj hapësira për spekulime dhe abuzime nga qeveritarët e pamëshirshëm.

Qeveria e Kosovës duhet të gjeneroj vet të dhënat rreth pritjes sv jetëgjatësisë ne lindje dhe mos të lejoj hapsira për spekulimd dhe abuzim nga qeveritarë të pamëshirëshëm që edhe vikendet nuk i kursejnë për të bëjë propagandë në publik. E këtu, këto të dhënat, janë të rëndësishme, jo për krekosje të qeverisë, por për të gjetur burimet e problemeve që kemi në mënyrë që të i ndihmojmë shtesës më të margjinalizuar në shoqëri.” – ka shkruar ndër të tjera Muharremi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit