10.5 C
New York
Thursday, May 22, 2025

Buy now

Muharremi i ashpër me VV-në: S`ka ditë që një zyrtar nuk i sulmon gazetarët, kjo parti ka nevojë për reforma

Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar LVV-në për qasjen ndaj mediave.

Ai ka bërë me dije se nuk kalon asnjë ditë që një zyrtarë i lartë i partisë Albin Kutit nuk i sulmon gazetarët dhe mediat.

Në profilin e saj në “Facebook”, Muharremi ka shkruar se kjo tregon se kjo parti ka nevojë urgjente për reformim.

“Dmth nuk kalon asnjë ditë pa i sulmu gazetarët e mediat nga kampi i LVV. Dje ishte një rast, e sot menjëherë një tjetër. Kjo parti tashmë po shihet që ka nevojë urgjente me u reformu. A ka më ulët se me i pa ish-gazetarët, tash kinse politikanë, duke i sulmu ish-kolegët e tyre? Kjo politikë e akuzave, linçimeve, përçarjeve duhet me përfundu. LVV e ka humbë rrugën me këto sjellje, por edhe argumentin dhe arsyen. Cfarë modeli janë ata me këto sjellje për gjeneratat e ardhshme? A i kishin leju fëmijët e tyre me u rritë në një frymë e shoqëri të tillë? Me të vërtetë i duhet një reflektim dhe reformim i thellë. Pushteti i tepërt na e keqësoi këtë parti. Të mbushin me negativitet, duke mos ofru asgjë thelbësore për sfidat e të tashmës dhe të së ardhmes”, ka shkruar Muharremi.

Të ngjashme

Të fundit