Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas vendimit të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik mes dy vendeve.
Përmes një postimi në Facebook, ai e quajti si ditë të zezë në histori për kryeministrin në detyrë Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
“Dita më e Zezë në Histori për Kurtin dhe LVV”.
SHBA sot ka pezullu pa afat Dialogun Strategjik me Kosovën. Kjo vjen pas masave të BE-së të cilat, përveq projekteve, kanë stopuar edhe avancimin e Kosovës në BE me vite.
Në deklaratën e ShBA-së si arsye kryesore për pezullim të dialogut strategjik përmendet Kryeministri kujdestar Kurti.
Deklarata është e drejtëpërdrejtë dhe tregon që veprimet dhe deklaratat e KM Kurti kanë rritë tensionin dhe paqëndrueshmërinë, duke e pamundësu bashkëpunimin e frytshëm mes SHBA dhe Kosovës.
Ai theksoi po ashtu se e vetmja gjë e mirë nga deklarata është fakti se përkrahja për popullin e vendit mbetet e fortë, transmeton Klankosova.tv.
E vetmja gjë e mirë në deklaratë është fakti që përkrahja për popullin e Kosovës mbetet e fortë dhe se ky bashkëpunim do të vazhdojë me një qeveri tjetër. SHBA e sheh qeverinë kujdestare si pengesë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ky është mesazhi më i fortë diplomatik që SHBA i ka dërgu ndonjë qeverie në Kosovë deri më sot. Fatkeqësisht, tepër negativ. Mirë që nuk është kundër Kosovës, as kundër popullit, është kundër qeverisë kujdestare dhe mënyrës si po e drejton Kosovën.
Kjo na sjell te një realitet i thjeshtë. Pyetja thelbësore është “a e kemi ne luksin me e rreziku aleancën më të rëndësishme që kemi?” Mos të harrojmë që Kosova është ndërtu mbi partneritetin me SHBA, pa të cilin vështirë se ka paqe, e stabilitet.. po as ekonomi të qëndrueshme pa dy të parat nuk ka.
Shumë njerëz do të thonë “po demokracia, ku mbeti”? Sepse Kurti është personi më i votuar. Përgjigja është e thjeshtë. Demokracia nuk ti ruan kufijtë, KFOR, NATO e SHBA po.
Ky është një moment i rëndësishëm reflektimi”, shkroi Muharremi.