16.9 C
New York
Monday, June 16, 2025

Buy now

Muharremi, deputetëve: Mos na raft me ju harru kurrë

- Advertisement -

“Mos na raft me ju harru kurrë”.

Kështu iu drejtua opionionisti Shenoll Muharremi deputetëve të Kuvendit të Kosovës pas dështimit të 32’të të Vetëvendosjes për të grumbulluar shumicë parlamentare dhe konstituuar parlamentit.

“Paralizim të vendit të vet”, tha Muharremi, është ajo çfarë po bëjnë politikanët.

Postimi i plotë:

Mos na raftë me ju harru kurrë

Bota po digjet, raketat e sulmet si në filmat Star Wars… e politikanët kosovarë po e bllokojnë Parlamentin. Kënd po e bllokojnë? Vetën e tyre. Demokracinë, kontrollin parlamentar e llogaridhënien, potencialin e këtij vendit po e ngulfatin.

Më shumë se katër muaj nga zgjedhjet, më shumë se 30 tentime në Parlament, gati një vit që kanë fillu me fushatë zgjedhore e nuk kanë punu si duhet, e krejt çka dijnë është me blloku e me paralizu vendin e vet.

E realiteti? I kemi 5-6 dronë që i numëron me gishta të njërës dorë, e infrastrukturën kritike si energjia dhe uji munden me na shkatërru me veç një dron. Nuk kemi ende sisteme mbrojtëse.. e ende tjetër kush na ruan kufijtë e sovranitetin.

Ekonominë më të dobët në Europë. Fshatërat po na zbrazen nga emigrimi, shkollat po na mbesin të zbrazëta.. Importi e deficiti kanë shku në qiell, gati dyfish më i lartë se krejt buxheti i shtetit. Punësimi po bie..

E politikanët? Bllokada institucioneve, goditje bizneseve dhe ekonomisë…

Në vend se me i frymëzu tjerët, me ofru shpresë, me ofru zgjidhje me zhblloku potencialin, me ngritë kapacitete të energjisë, sigurisë dhe ekonomisë e me lëvizë vendin përpara, këta bëhen modeli më i keq i mundshëm.

Vetë-shkatërrim.

Bravo djema, jeni “super” politikanë.

Mos na raftë me ju harru kurrë.

Të ngjashme

Të fundit