1.3 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

Muharremi bojkoton paraqitjen e Kurtit: Tashmë është vonë, shoku Albin, na ke bojkotuar në momentet më të vështira

- Advertisement -

Ai thotë se sonte ka vendosur të bojkotojë paraqitjen e Kurtit, duke theksuar se “tashmë është vonë, shoku Albin, na ke bojkotuar në momentet më të vështira”.

Muharremi shton se pavarësisht se është mik i afërt me moderatorin Kushtrim Sadikun, këtë herë ka vendosur të mos e ndjekë emisionin.

“Sonte do e bojkotoj KM në largim ashtu si na ka bojkotuar ai neve”, u shpreh ai.

Sipas analistit, Kurti ka munguar për një kohë të gjatë në komunikim me publikun dhe gazetarët, madje edhe në situata krize.

“As nuk është paraqitur në studio e media, e as nuk ka komuniku me gazetarë që me na tregu për gjendjen e shtetit në momentet më të vështira të bllokadës”, shkruan Muharremi.

Ai e akuzon kryeministrin në detyrë se ka shmangur llogaridhënien për qeverisjen dhe menaxhimin e parasë publike.

Muharremi e kritikon ashpër edhe qasjen e Kurtit ndaj mediave, duke kujtuar se “i ka leju pjesëtarë të partisë së tij me i quajt ‘vrasës me pagesë’ gazetarët” dhe se ka toleruar linçime verbale ndaj tyre.

Ai shton se Kurti “ka luajtur me fatin e RTK-së duke mos ju dhënë pagën” dhe se tani po kthehet në studio televizive vetëm për interes elektoral. Reagimin e tij e mbyll me mesazhin: “Tashmë është vonë, tepër vonë”.

Të ngjashme

Të fundit