Njohësi i çështjeve ekonomike, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas një postimi të Artane Rizvanollit.
Muharremi ka thënë se bizneset nuk munden me pagu energjinë, më shtrenjtë me flamurin kuq e zi.
Postimi:
Bizneset dhe Prodhuesit nuk munden me pagu energjinë e shtrenjtë me flamur Kuq e Zi
Patriotizëm nuk është me i rritë faturat, po është me e mbrojtë prodhuesit dhe ekonominë tonë. Prodhusit e bizneset tona nuk funksionojnë e punojnë me flamur kuq e zi, por me energji.
Kështuqë, rryma e shtrenjtë nuk mbulohet me fjalime patriotike. Mundemi sa të kemi dëshirë me përodrë flamurin Kuq e Zi në fjalime edhe në Kuvend, por rryma që e prodhojmë dhe shesim me 30 euro MW po ju ofrohet deri në €260 bizneseve tona.
Ministrat nuk i kemi me na mbajtë ligjërata të panevojshme, e as leksione nacionaliste.
Sot patriotizëm do të thotë me i përkrahë bizneset dhe prodhuesit tanë, jo me i përzanë e me i sulmu.
Bash kur politikanët fillojnë me fjalimet nacionaliste me flamuj kuq e zi, aty zakonisht fshihet jokompetenca.
Neve na duhen institucione që i mbrojnë bizneset tona, jo që i sulmojnë. Na duhen ministra që e kuptojnë që kosto e energjisë është boshti dhe thelbi i një ekonomie konkurrente.
Na duhen ministra me na siguru energji sa më të lirë, ashtu si e prodhojmë e shesim me 30 euro, e jo me na ofru me 260 euro MW si kanë tregu bizneset tona. Jo monopol po treg të lirë konkurrues.
Na duhen ata që marrin vendim e zhvillojnë politika që mundësojnë avantazh për bizneset tona, e jo ata që i rrisin koston e produkteve tona. Institucionet janë me krju kushte që produktet vendore të shiten e jo të bëhën më të shtrenjta. Nuk janë aty me rritë pafundësisht importin e me thellu defititin.
Patriotizmi nuk matet me fjalë, as me flamuj, por me atë sa mbrohen e përkrahen bizneset tona. Me konkurrencshmërinë e ekonomisë dhe biznesve tona.
Sa janë konkurrentë prodhuesit tanë në treg aktualisht? Vendimet e juaja, a i kanë bë më konkurrentë apo më të dobët? A po rritet importi dhe thellohet deficiti, apo e kundërta? A do të shesim më shumë apo më pak produkte tona pas vendimeve? Këto janë çështjet.
Siguroni energji të lirë që ekonomia të përfitojë, e mos folni asnjë fjalë më shumë se fjalët nuk kryejnë asnjë punë, i merr era në fund.