2.4 C
New York
Friday, March 7, 2025

Buy now

Muharremaj viziton policin që u ther gjatë kryerjes së detyrës, thotë se po shërohet gradualisht

- Advertisement -

Milaim Gashi është zyrtari policor që u ther me thikë gjatë kryerjes së detyrës. Kryetari i Therandës, Bali Muharremaj e ka vizituar atë ku edhe ka njoftuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Muharremaj thotë se polici Milaim Gashi gradualisht po shërohet.

Gashi u godit me thikë në kokë gjatë arrestimit të një personi në fshatin Samadraxhë, i cili kishte kryer dhunë në familje.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe se i njëjti konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë pasi një rast të lëndimit të personit zyrtar e kishte kryer edhe më herët.

Ne lidhje me rastin është informuar prokuroi kujdestar i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat për 48 orë.

Polici Milaim Gashi gradualisht po shërohet. 🙏👌Punën e tyre në shërbim të qytetarëve do ta vlersojmë gjithmonë. ✅Jemi krenar me Policinë e Kosovës. 👨‍✈️Bali Muharremaj

Posted by Bali Muharremaj on Monday, January 10, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit