Ish- Drejtoreshë e Inspeksionit dhe aktualisht në krye të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Mërgatë, Albulena Kokollari, do të kandidojë për Asamble në Suharekë, raporton Scanner.
“Si Kryetare e Rinisë në Aleancën e të Rinjve në Suharekë, ajo njeh mirë nevojat e brezit të ri dhe angazhohet çdo ditë për një qytet më të gjallë, më të pastër dhe më aktiv.”, ka shkruar Muharremaj.
Postimi i plotë:
E diplomuar në Ekologji dhe Mbrojtje të Mjedisit, me përvojë si ish- Drejtoreshë e Inspeksionit dhe aktualisht në krye të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Mërgatë, Albulena Kokollari nga fshati Budakovë, është dëshmi e përkushtimit, vizionit dhe punës së palodhshme.🤝
Si Kryetare e Rinisë në Aleancën e të Rinjve në Suharekë, ajo njeh mirë nevojat e brezit të ri dhe angazhohet çdo ditë për një qytet më të gjallë, më të pastër dhe më aktiv.✅
Me vendosmërinë e saj dhe përvojën në institucione, Albulena kandidon për Asamblenë Komunale, për të mbrojtur zërin e qytetarëve, e sidomos të rinisë.