Aktivisti shqiptar Muharrem Salihu është kandiduar për zgjedhjet në Parlamentin Evropian.
Nominimi i tij është bërë nga koalicioni “Stati Uniti d’Europa/Shtetet e Bashkuara të Evropës” nga ish-kryeministri Italian Matteo Renzi dhe Emma Bonino.
“Interesi politik i Muharrem Salihut janë të drejtat e Shqiptarëve dhe integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Koalicioni Renzi – Bonino angazhohet për themelimin e Shteteve të Bashkuara të Evropës”, thuhet në postimin e bërë nga politikani Alush Gashi, i cili ka ndarë lajmin për nominimin e Salihut në garën e madhe të Parlamentit Evropian.
Salihu, që është një biznesmen i suksesshëm me veprimtaritë e tij në Venecia, por edhe vendlindjen e tij Medvegjë.
Siç dihet ai është pjesë e shumë organizmave kombëtare shqiptare, diasporës duke qenë si pjesë e bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane të Joe DioGuardit, ndërsa është themelues i Forumit të mirënjohur AFEDS për zhvillimin ekonomik të komunave shqiptare në Serbi. Së fundi u emërua pjesë e trupit të këshilltarëve akademikë në Fakultetin e Gjenevës.