-0.3 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Muharrem Maloku: Tregon se si serbët ia vranë vëllanë e tij Azizin, pra syve të tij

- Advertisement -

Në ciklin e rrëfimeve “ZËRAT E LUFTËS”, prodhim i Gazetës Infokus, Muharrem Maloku, ka sjellë në kujtesë edhe një herë momentet kur serbë të uniformuar, ia ekzekutuan vëllanë e tij Azizin, para syve të tij.

“Na tubunë e na dajtën edhe i murën Azizin, Ahmetin, Ajetin, Hamëz Rizahin e Gullubofcit, një të Balincës Gash është tybe nuk më kujtohet emri edhe të birin e Fetah Lizit, që sot është në Amerikë edhe i dajtën, i murën e quan ti, ti, ti erdhën e i vrajtën të Miftar Halilët qitu. Azizit i thanë je komandant i ushtrisë, ai i kishte mustaqet e mëdhaja, ai tha jo”, kujton momentin Muharrem Maloku kur serbët e unifromuar ia vranë vëllanë, Azizin para syve të tij, e bashkë me të edhe dhjetra civilë të tjerë që ishin të strehuar maleve të Pllaqicës dhe Gullbofcit.

Kurse vëllanë tjetër Ramizin, ia morën dhe për të nuk diti më asgjë për 11 muaj, deri kur u lajmërua nga burgjet e Serbisë, pasi atje kishin hyrë Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe e kishin gjetur të burgosur.
Ramiz Maloku, në burgjet serbe u mbajt deri pas çlirimit të Kosovës, kur edhe u liruan ata shqiptarë që kishin shpëtuar pa u ekzekutuar nga xhelatët serbë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit