-7.9 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Muharrem Jashari shpallet lojtari më i mirë i muajit nëntor

- Advertisement -

Mesfushori Muharrem Jashari është shpallur lojtari më i mirë i muajit te skuadra ukrainase LNZ Cherkasy.

Ylli kosovar ka shkëlqyer te skuadra ukrainase dhe kësisoj është zgjedhur edhe më i preferuari i tifozëve.

Muharrem Jashari është lojtari numër 1 i LNZ-së për muajin nëntor”.

Mesfushori i “vjollcave” sipas rezultateve të votimit të tifozëve në kanalin tonë Telegram, e ka marrë çmimin e futbollistit më të mirë të muajit”, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Jashari padyshim do të jetë mungesa e madhe e Kosovës në muajin mars, shkaku që nuk ka të drejtë për dy lojë ndaj Islandës si pasojë e kartonit të kuq që mori në fitoren e fundit ndaj Lituanisë.

Këtë edicion në Premierligën Ukrainase ai ka zhvilluar 15 paraqitje, duke kontribuar me tre gola e katër asistime në proces.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit