21.7 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Muharrem Jashari ftohet te Kosova, zëvendëson Astrit Selmanin

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Muharrem Jashari është ftuar në ekipin e parë.

Siç njofton FFK-ja, ai do të zëvendësojë Astrit Selmanin, i cili do të largohet nga grumbullimi – pa treguar arsye.

Jashari nuk është hera e parë që përfshihet në listën e Kosovës, gjersa është thirrur nga lista rezervë.

Ndryshe Dardanët do të zhvillojnë dy ndeshjet gjatë tetorit në kuadër të kampanjës kualifikuese në kuadër të Ligës së Kombeve.

Fillimisht, Kosova do të ballafaqohet me Lituaninë me 12 tetor në “Darius ir Gireno” në Kaunas, duke nisur nga ora 15:00.

Ndërsa tre ditë më vonë do të përballet me Qipron në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kosova është pjesë e grupit 2 të Ligës C, ku aktualisht është në pozitën e dytë me 3 pikë të grumbulluara.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit