7.5 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Muhamet Hyseni nga Llapi shpallet “Ylli i javës”

- Advertisement -

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e katërmbëdhjetë të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të KF Llapit, Muhamet Hyseni, i cili pati një paraqitje individuale shumë të mirë për skuadrën e tij për 81 minuta të ndeshjes, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në golin e katërt, në fitoren e rëndësishme të skuadrës së tij kundër FC Ballkanit, 2:4 në Suharekë.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

🗣Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës: “E kemi pasur një ndeshje të vështirë ndaj FC Ballkanit në Suharekë; megjithatë, jemi të lumtur që e kemi përgatitur ndeshjen mirë dhe kemi shënuar fitore. Klubi ynë nuk e ka nisur kampionatin në mënyrën më të mirë, por e kemi rimarrë formën dhe tashmë nuk po mungojnë as rezultatet.
Personalisht, jam i lumtur që jam rikthyer në Superligë, aty ku edhe e kam lënë, duke shënuar gola dhe duke u ndier mirë që po e ndihmoj ekipin drejt qëllimit për të qenë në pjesën e epërme të tabelës, që është edhe synimi ynë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e dhënë që të bëjmë diferencën.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Të ngjashme

Të fundit