Futbollisti shqiptar, Ernest Muçi është duke kaluar momente shumë të mira, por duket se së shpejti mund të largohet nga Legia Warszawa.
Një nga klubet e Premierligës ka shfaqur interes për transferimin e futbollistit shqiptar.
Lojtari i Legia Warszawa u transferua në klub në shkurt të vitit 2021 nga KF Tirana për 500 mijë euro.
Fabrizio Romano bën me dije se Muçi ka rrëmbyer vëmendjen e klubit nga Londra, Fulhamin.
Fulham është në vendin e 12-të me 18 pikë në elitën e futbollit anglez.
Mediat polake kanë raportuar se Legia nuk do ta lejoj largimin e sulmuesit shqiptar pa fituar së paku 15 milionë euro.
22-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat, ku ka realizuar nëntë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.