15.1 C
New York
Friday, October 24, 2025

Buy now

Muaji Rozë: QKUK veç me një mamograf, edhe ai i prishur

- Advertisement -

Është muaji rozë ku për kauzë ka vetëdijesimin dhe luftën ndaj kancerit të gjirit.

Mirëpo në Klinikën e Radiologjisë në QKUK, kjo ngjyrë duket se është zbehur pikërisht këtë muaj.

Mamografi i vetëm statik në nivelin terciar shëndetësor të vendit, që mundëson diagnostikimin, ka dalë jashtë funksionit.

Për më tepër është i vjetër 1 dekadë, ndaj nuk dihet kur kjo qendër do ta blejë të riun.

Se kur do të rregullohet kjo aparaturë, nga Klinika nuk kanë dhënë ndonjë afat.

Në anën tjetër, Radiologjia, aty ku nis zbulimi i kësaj sëmundje dhe të tjerave, po punon me orë të pjesshme me mamografin mobil, ngase kjo pajisje lëviz nëpër komuna sipas planit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq, veç pak ditë më parë, bordi i ShSKUK-së mbledhjen ia dedikoi pikërisht muajit tetor, ku në të u ftuan drejtues klinikash që merren me trajtimin e kancerit të gjirit dhe aktivistë për këtë kauzë. Derisa nuk dihet se a është trajtuar edhe ky problem të paktën jashtë komunikimit zyrtar për media. /KlanKosova/

Të ngjashme

Të fundit