2.6 C
New York
Thursday, February 19, 2026

Buy now

Muaji i Ramazanit, Drejtoria e Arsimit me vendim: Procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00

- Advertisement -

Drejtoria e arsimit në Prishtinë ka dalë me një vendim për muajin e shenjtë të Ramazanit e ku ka njoftuar se procesi mësimor duhet të përfundojë deri në ora 17:00.

“Të nderuar nxënës, prindër dhe staf i shkollave të kryeqytetit, për shkak të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe në respekt të agjëruesve, Drejtoria e Arsimit ka rishikuar organizimin e procesit mësimor. Është vendosur që mësimi të fillojë nga ora 07:30, të shkurtohet kohëzgjatja e mesndërrimit si dhe të reduktohen pushimet e gjata. Këto ndryshime bëhen me qëllim që procesi mësimor të përfundojë më së largu deri në orën 17:00, pa u zvogëluar numri dhe kohëzgjatja e orëve mësimore, duke ruajtur cilësinë dhe vazhdimësinë e mësimit”, njofton drejtoria.

Të ngjashme

Të fundit