15.6 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

“Muaji i mërgatës”, Lladrovci: Shenjë nderimi e falënderimi për mërgimtarët për t’u kujtuar gjatë e për t’u takuar sërish në vitin tjetër

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se ka përfunduar “Muaji i mërgatës”, të cilin e ka cilësuar shenjë nderimi e falënderimi për mërgatën.

Lladrovci ka kërkuar falje për çdo shqetësim gjatë këtij muaji për qytetarët të cilët janë ndjerë të shqetësuar me zhurmat apo tollovitë e shkaktuara në mbrëmje, njëherësh ai ka falënderuar të gjithë qytetarët për kulturën, mikpritjen dhe ruajtjen e rendit, po ashtu ka falënderuar organizatorin dhe artistët që performuan gjatë këtij muaji dhe organet e rendit.

Postimi i plotë:

“Muaji i mërgatës” është iniciativë shumë e qëlluar tashmë tradicionale e cila për një muaj rresht, në mbrëmje, ka mbledhur mërgimtarët tanë, në Sheshin “Fehmi Lladrovci”, duke u argëtuar me artistët tanë eminentë.

Pas një muaji, ku u mblodhën me mijëra mysafirë nga Drenasi dhe krejt Kosova, çdo mbrëmje e bënë madhështore, përfundoi mbrëmë ku Sheshi ishte i vogël për të pranuar të gjithë të interesuarit për të përcjellë artistët dhe për t’u kënaqur me familjarët dhe shoqërinë.

Në përmbyllje të “Muajit të Mërgatës”, theksova se Drenasi është komunë kampion sepse i ka qytetarët e shkëlqyer, sepse nderojmë rrugën e kontribuuesve të lirisë tonë, heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë për zhvillimin dhe fuqizimin e shtetit dhe nderojmë liderët tanë të luftës e paqes që padrejtësisht ndodhen në Hagë të cilët mungojnë në këtë mbrëmje madhështore, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexhepi dhe të tjerët.

Mërgata është kontribuuesja e jashtëzakonshme e lirisë dhe zhvillimit të Kosovës, është energjia pozitive e shtetit, andaj, çdo respekt yni për Mërgatën është i vogël përball kontributit të tyre madhor për liri, për çlirim e fuqizim të ekonomisë së shtetit tonë.

Këtë vit do të fillojmë punën për të ndërtuar Sheshin “Fehmi Lladrovci” i cili do të jetë shesh shembullor ku do të presim mërgimtarët me hapësira të mjaftueshme si dhe zgjerimin e parkingjeve aq të domosdoshme për qytetarët dhe mysafirët tanë. Na pret punë e madhe dhe besimin qytetarë do ta kthejmë në punë e përkushtim, çdo ditë.

Kërkojmë falje për çdo shqetësim gjatë këtij muaji për qytetarët të cilët janë ndjerë të shqetësuar me zhurmat apo tollovitë e shkaktuara në mbrëmje, njëherësh falënderoj të gjithë qytetarët për kulturën, mikpritjen dhe ruajtjen e rendit, po ashtu falënderoj organizatorin dhe artistët që performuan gjatë këtij muaji dhe organet e rendit.

“Muaji i mërgatës” le të jetë shenjë nderimi e falënderimi për mërgimtarët për t’u kujtuar gjatë e për t’u takuar sërish në vitin tjetër. Ju faleminderit!

https://www.instagram.com/p/CwNt-2wNQWM/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit