9.9 C
New York
Thursday, February 27, 2025

Buy now

“M’u ngushtua për brenda zemra, desha të ikja”, Gjesti diskuton me Eglin

- Advertisement -

Një video e re po qarkullon në rrjetet sociale, ku reperi Gjesti, i njohur nga Big Brother VIP Albania, shihet duke diskutuar me banorin tjetër, Eglin, pas ngjarjeve të fundit në shtëpinë e BBVA-së.

Pas dyshimeve se ai tentoi të largohej duke kapërcyer murin e oborrit, momenti i bisedës mes Gjestit dhe Eglit ka tërhequr vëmendjen e fansave.

Në videon e publikuar, Egli e pyet Gjestin: “Çfarë pate?”, ndërsa Gjesti përgjigjet me ndjenja të sinqerta: “Veç mu ngushtua brenda… zemra, me bo diçka, më erdh [dëshira] për me dalë”

Këto fjalë tregojnë tensionin dhe presionin që ndjen Gjesti pas pesë muajve të plotë në izolim, duke qenë nën vëzhgimin e kamerave që nga tetori.

Ky veprim i Gjestit ka ngritur shumë pikëpyetje mes fansave dhe ndjekësve të spektaklit, të cilët janë të interesuar për mënyrën se si banorët përballen me sfidat emocionale që sjell një eksperiencë e tillë.

Situata e tij është veçanërisht e vështirë, pasi ai ka kaluar nga Big Brother VIP Kosova në BBVA, duke kaluar kështu një periudhë të gjatë nën presionin e kamerave dhe publikun.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit