2.6 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

“M’u djersitën pantallonat” Einxhel rrëfen momentin më të sikletshëm që lidhet me Dj Dagz

- Advertisement -

Opinionstët Arbër Hajdaraj dhe Balina gjatë darkës së tyre brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë bërë një sërë diskutimesh me banorët.

Ndërkohë, Arbri i kërkoi Einxhelit t’i tregonte një rast që është parë ndryshe nga jashtë, ku Einxhel rrëfeu momentin që u transmetua puthja e saj me Dagz-in.

Arbri: Më jep një situatë që këtu brenda duket ndryshe dhe atje jashtë ndryshe. Unë atë efektin dua të kuptoj.

Donaldi: Duhet të jesh në debat.

Einxhel: Duhet të jesh pjesë e gjësë. Ja ta them unë një shembull. Kur ka dalë videoja e puthjes sime me Dagzin, kam qenë në një siklet të paparë sa m’u djersitën pantallonat. U bëra qull në djersë. Kisha dy ditë që isha shumë në siklet, ditën e dytë e evitoja Dagzin nëpër shtëpi dhe çohet Arbri dhe thotë që nuk e dinte për çfarë sikleti po flisnim, se unë nuk dukesha fare në siklet.

Arbri: Po mirë, kamerat janë lart, nuk mund të shohim dhe pantallonat poshtë (qesh)

Einxhel: Thashë si iu duka unë Arbrit që nuk jam në siklet, se ndërkohë op më kullonte trupi.

Arbri: Por kjo ka të bëjë me atë që duket. Kur ti e shikon në ekran është ndryshe se unë nuk e kuptoj efektin tënd nën lëkurë. Arrij të kuptoj efektin tënd medietik, sepse ti nuk e tregove veten. Ti e mbajte veten.

Balina: Ti mundohesh maksimalisht për ta kamufluar.

Einxhel: Kjo është e vërtetë, por realisht atë ditë kam qenë super në siklet. Atë ditë i jam lutur Dagzit të shtypte butonin jeshil, se donte të shtypte butonin e kuq dhe të dilte.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit