18.8 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

MSh me strategji, por Projektligji për SISh-in mbeti në pragun e Kuvendit

- Advertisement -

Të dhënat pacientëve u hapen vetëm në Qendrat e Mjekësisë Familjare ku ata kanë kontrolle për shqetësimet e tyre.

Por kur shpeshherë dështon sistemi elektronik aktual, stafi detyrohet të aplikojnë format tradicionale, ato me laps e letër.

Kjo e bën të nevojshme funksionalizimin e plotë të SISH.

”Sikur të funksiononte SISH do përgjysmohej puna për shkak se SISH shkurton kohën e punës. Krejt ato çka bisedon me pacientin nga anamneza, diagnostifikimi, ekzaminimi bëhet me një tabelë në kompjuter, minimizohen gabimet e shkrimit dhe leximit në barnatore. Pritjet janë më të vogla. S’jam ekspert i fushës por duke punu 25 vite në shëndetësi, sështë e vështirë të implementohet në tërësi, BHis që është tash ka nevojë të ngritet në performancë sepse ka dritare që duhet kompletuar. Për t’u kompletuar do marrë kohë, marrë parasysh rrjedhën deri tani. Me një vullnet më të madh të nivelit qendor dhe një angazhim do kishte mundësi që brenda një viti të arrihej të kompletohet”, ka thënë Bujar Gashi, drejtor i QKMF-së në Prishtinë.

Pas katër vitesh premtimesh për realizimin e tij, pacientët mbesin peng i reformës që megjithatë, mbeti pa marrë miratimin përfundimar të Kuvendit.

Lidhur me Funksionalizimin e plotë të SISh, Ministria e Shëndetësisë ka marrë të gjithë hapat e nevojshëm dhe ka hartuar Strategjinë për digjitalizimin në shëndetësi. Sistemet ekzistuese vazhdojnë të përdoren në sistemin shëndetësor në RKS dhe ato menaxhohen, përditësohen, avancon dhe zhvillohen më tutje. Ndërsa Strategjia për SISh ka dhënë shtegun e qartë se ku duhet të arrijë pas 5 vitesh, respektivisht 7 vitesh MSh. Po ashtu, është negociuar marrëveshja me Bankën Botërore për financimin e SISh-it, por kjo marrëveshje nuk ka kaluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Menjëherë, pas miratimit të kësaj marrëveshje nga Kuvendi, do të vazhdojë financimi, si dhe krijimi i sistemeve të digjitalizuara në sektorin e shëndetësisë, të cilat ende nuk janë digjitalizuar, në përputhje me Strategjinë për SISh – Ministria e Shëndetësisë

Me këto rrethana, nuk befasohen gazetarë që përcjellin sektorin e shëndetësisë, që thonë se nga qeveria e fundit, më së paku u punua në shëndetësi.

”Ta zëmë që nëse ligji për sigurimet e detyrueshme shëndetësore do duhej të miratohej në fillim, do ishin 4 vjet përpara për tu ndërmarrur të gjitha masat për implementim. Kjo s’ka ndodhë dhe fatkeqësisht, pasojat i bartin qytetarët. Është vonuar edhe ligji për fertilizimin e asistuar, njerëzit kanë marrë shërime jashtë vendit. Ky sistem sigurisht që nuk mundet të funksionojë pa u miratuar në Kuvend. Mirëpo Ligji për SISH është i domosdoshëm për implementimin e këtij sistemi sepse ka çështje që nuk janë rregullu, nga siguria e të dhënave që do t’i grumbulloj ky sistem. Ka mundur të bëhet duke pasur parasysh që LVV ka pasur shumicën në Kuvend, ka mundur shumë më tepër të bëhet në krejt vendin. Shumë spitale s’kanë as SISH bazik e ato që kanë nuk iu funksionon. Më së paku kjo qeveri ka punuar në SISH dhe sigurime shëndetësore”, ka thënë Bujar Vitia, gazetar i shëndetësisë.

Të njëjtin mendim ndajnë edhe monitoruesit e punës së Kuvendit.

”Është njëri prej ligjeve që konsiderohet i paparashtruar për legjislaturën. Kjo do të thotë që ky ligj do kthehet në pikën zero. Për secilën fushë kanë pasur premtime po s’janë mbajtur. Ska pas seriozitet të kësaj qeverie për të respektuar agjendën legjislative, kemi pas edhe ligje që janë shpallur antikushtetuese e po ashtu. Duke pasur parasysh dështimin e disa ligjeve, edhe shëndetësia nuk ka qenë prioritet, s’ka arrit kulmin e zhvillimit të saj. Në këtë sektor ka pas mundësi për më shumë ka thënë Melos Koshi, hulumtues në IKD.

Në fushën e shëndetësisë, kritika në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje pati edhe për Ligjin për sigurime shëndetësore, të cilin e miratoi fare në fund të mandatit.

Të ngjashme

Të fundit