6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

MSh konfirmon se a ka arritur në Kosovë Lia e Majmunëve

- Advertisement -

Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike kanë dalë në konferencë për media, ku po flitet për sëmundjen e Lisë së Majmunëve. MSh konfirmoi se ky virus nuk ka arritur akoma në Kosovë, por bashkë me IKSHPK-në po bëhen përgatitjet për porositjen e testeve të këtij virusi.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, tha se përhapja e Lisë së Majmunëve nuk është aq e madhe sa e koronavirusit, megjithatë rekomandoi se kushdo që ka simptoma si lodhje dhe ndryshime në lëkurë të paraqitet te mjeku familjar.

“Në vendin tonë deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i dyshuar i Lisë së Majmunëve. Sëmundja zakonisht është e lehtë, megjithatë Msh po moniton situatën, vlerëson rrezikun për popullatën në vend dhe përgatit rekomandime për profesionistët shëndetësor dhe të tjerët”, tha ajo.

Rreziku që ky infeksion të shfaqet edhe në Kosovë është real, shtoi ajo.

“Çdo ndryshim në lëkurë dhe simptoma si ethe, lodhje, dhimbje muskujsh, luteni të paraqiteni sa më parë pranë mjekut familjar. Infeksionet mund të përhapen shpejtë prej një vendi në vendin tjetër…Ky virus nuk e ka shpejtësinë e përhapjes si atij të Covid-19, por kujdesi nuk duhet të na mungojë”, tha tutje zëvendësministrja e shëndetësisë.

Ajo tha se në IKPSHK kanë filluar përgatitjet për porosi të testeve që verifikojnë këtë virus.

“Jemi duke i studiuar masat që po i marrin shtetet ku është shfaqur ky infeksion, si izolimi dhe gjurmimi i kontakteve. Të dhënat tregojnë se përhapja është e ultë”, tha tutje ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit