11.2 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

MSh është në dijeni se tre kirurgë të Spitalit të Vushtrisë po hetohen për korrupsion – paralajmëron masa ndaj tyre

- Advertisement -

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me raportimet se tre kirurgë janë të dyshuar për korrupsion në Spitalin e Vushtrrisë.

Sipas raportimeve ata kanë kërkuar para nga pacientë për të kryer operacione.

“Në lidhje me rastin e rapotuar në medie për rastin e Spitalit të Vushtrrisë, Ministria e Shëndetësisë përmes Bordit të ShSKUK- së, sot pasdite ka pranuar njoftimin zyrtar nga Spitali i Vushtrrisë, “Shekih Zajed” së tre kirurgë tashmë një kohë janë duke u hetuar nën dyshimin për korrupsion”.

“Ministria e Shëndetësisë dhe ShSKUK janë në dispozicion të organeve të hetuesisë në mënyrë që procesi i hetimeve të vazhdojë deri në zbardhjen e plotë, dhe njëkohësisht përmes mekanizmave brenda institucioneve ditëve në vijim do të ndërmarrim të gjitha masat e parapara ligjore”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit