Çaji i kamomilit është një nga pijet më të preferuara për ata që vuajnë nga problemet me gjumë. Kërkimet tregojnë se ky çaj ka efekt qetësues, ndihmon në reduktimin e ankthit dhe mund të përmirësojë cilësinë e gjumit.
Është gjithashtu i pasur me antioksidantë që ndihmojnë trupin të relaksohet pas një dite të lodhshme. Kamomili përmban apigenin, lëndë kimike kjo që lidhet me receptorët në trurin tuaj dhe promovon relaksimin dhe gjumin. Ky çaj është gjithashtu i shkëlqyer për përmirësimin e tretjes dhe uljen e simptomave të pagjumësisë.
Për ata që janë të shqetësuar për cilësinë e gjumit, një filxhan çaj kamomili pas një dite të gjatë mund të jetë zgjedhja perfekte për t’u qetësuar dhe për të kaluar natën në mënyrë të relaksuar. Disa studime sugjerojnë që konsumimi i rregullt i kamomilit mund të ndihmojë në reduktimin e stresit dhe të tensioneve të trupit, duke i dhënë mundësinë trupit që të pushojë plotësisht dhe të përfitojë nga një gjumë i thellë dhe i shëndetshëm.