Erling Halaand është shpallur “Lojtari i Vitit”, në ceremoninë e shortit të Champions League që po mbahet në Montecarlo.
Norvegjezi ishte në garë me shokun e tij të skuadrës, Kevin de Bruyne dhe me Lionel Messin.
Sezonin e kaluar, Haaland ishte një nga lojtarët kryesorë të Manchester City-t drejt fitimit të trofeut të Champions League, për herë të parë në historinë e klubit.