Loriana Kuka është mposhtur në çerekfinale në Grand Prix e Austrisë.
Xhudistja kosovare u mposht nga hungarezja, Szabina Gercsak.
Megjithatë, Kuka do të garojë për medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit.
Në raundin e parë të repesazhit, ajo d otë ndeshet me suedezen, Anna Bernholm.
Edhe Akil Gjakova është mposhtur në çerekfinale të Grand Prix të Austrisë.
Xhudisti kosovar u mposht nga Moldavi, Adil Osmanov në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Por, Gjakova do të vazhdojë në repesazh në garë për medaljen e bronztë.
Aty, ai do të ndeshet me një tjetër xhudist nga Moldavia, Petru Pelivan.