19.5 C
New York
Sunday, October 6, 2024

Buy now

MPJD: Po mbledhim informacione për incidentin e Osmanit

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se me shqetësim ka mësuar për incidentin që i ndodhi presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, duke thënë se ka nisur të mbledhë informacione për rastin.

MPJD-ja tha në reagim se ka kërkuar edhe sqarime zyrtare nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me shqetësim ka mësuar  rreth incidentit të shkaktuar në Aeroportin e Shkupit në raport me trajtimin jodinjitoz të Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Ambasadës së Kosovës në Shkup, ka nisur mbledhjen e informatave dhe që në orët e hershme të mbrëmjes ka kërkuar sqarime zyrtare nga ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut. MPJD do të mbajë publikun të informuar për veprimet e mëtejshme, për të sqaruar këtë situatë dhe për t’u siguruar që incidente të tilla të mos ndodhin në të ardhmen në raport me krerët e shtetit tonë”, thuhet në njoftimin e plotë të publikuar në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit