10.8 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

MPJD me njoftim lidhur me aksidentin në Serbi

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se se qytetarët e aksidentuar në mbrëmjen e së martës në Krushevc të Serbisë, të cilët po udhëtonin tranzit me autobusë drejt Sllovenisë, kanë vazhduar udhëtimin e tyre pas marrjes së trajtimit mjekësor me përjashtim të një udhëtareje, e cila me vetëdëshirë është në pritje të transportit privat.

MPJD-ja ka thënë se me të pranuar informacionin, përmes Zyrës Ndërlidhëse në Beograd ka komunikuar me autoritetet për ngjarjen dhe për të lënduarit dhe zyrtarët nga Zyra Ndërlidhëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Në funksion të ofrimit të asistencës dhe përkujdesjes institucionale, zyrtarët tanë i kanë vizituar të lënduarit edhe në Qendrën Spitalore”.

Nga komunikimi me Qendrën Spitalore ku ishte ofruar ndihma e parë, si dhe nga vizitat dhe bashkëbisedimi me të lënduar, në autobus me rastin e aksidentit kanë qenë 78 udhëtarë dhe prej tyre 16 kanë pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve, thuhet në njoftim.

MPJD-ja ka falenderuar autoritetet në vendin e ngjarjes për asistencën dhe trajtimin mjekësorë të të lënduarve.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit