20.7 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

MPJD me apel për qytetarët e Kosovës që ndodhen në Izrael: Shmangni lëvizjet e panevojshme

- Advertisement -
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka këshilluar qytetarët e Kosovës që ndodhen aktualisht në Izrael, që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta.

MPJD ka publikuar një link dhe ka apeluar që shtetasit e Kosovës të ndjekin udhëzimet.

“Ju lutemi të ndiqni me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat mund t’i gjeni në linkun: https://www.oref.org.il/eng  Për çdo pyetje apo nevojë për ndihmë, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin: +972 (0) 586 340 450”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit