3.2 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

MPJD: Akuzat e autoriteteve serbe për tre policët janë të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për rastin e lirimit të tre policëve që u mbajtën në paraburgim në Serbi nga data 14 qershor, thekson se sipas avokatëve mbrojtës, Gjykata e Lartë e Kralevës ka konfirmuar aktakuzën ndaj tre policëve.

MPJD thekson se policët ngarkohen për kryerjen e veprës penale “prodhim, mbajtje dhe qarkullim ilegal i armatimit dhe mjeteve shpërthyese,” sipas nenit 348, paragrafi 4, të lidhur me paragrafin 2 dhe 1 të Kodi Penal të Serbisë.

“Theksojmë edhe njëherë se rrëmbimi i policëve tanë në detyrë brenda territorit të Kosovës është një akt agresioni i Serbisë dhe shkelje e normave ndërkombëtare, dhe se akuzat e autoriteteve serbe janë të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht”, thuhet në njoftimin e MPJD.

Njoftimi i plotë i MPJD-së:

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës konfirmon se tre oficerët policorë të rrëmbyer në Republikën e Kosovës më datë 14 qershor, z. Rifat Zeka, z. Beqir Sefi dhe z. Mustafë Shemi, janë liruar sot pas seancës të mbajtur në Gjykatën e Lartë të Kralevës.

Ambasadori Jetish Jashari dhe stafi i Zyrës Ndërlidhëse në Beograd, të cilët kanë qenë të angazhuar intensivisht në këtë proces, tashmë janë duke finalizuar procedurat formale për të mundësuar kthimin e tyre në Republikën e Kosovës tek familjet e tyre.

Sipas avokatëve mbrojtës, në këtë seancë, Gjykata e Lartë e Kralevës ka konfirmuar Aktakuzën e Prokurorisë së Lartë të Kralevës ndaj tre oficerëve policorë, ku ngarkohen për kryerjen e veprës penale “prodhim, mbajtje dhe qarkullim ilegal i armatimit dhe mjeteve shpërthyese,” sipas nenit 348, paragrafi 4, të lidhur me paragrafin 2 dhe 1 të Kodi Penal të Serbisë.

Prokurori nuk ka kërkuar që oficerëve policorë t’u vazhdohet paraburgimi, që Gjykata e ka pranuar, ku si rrjedhojë, u është lejuar të mbrohen në liri, respektivisht të kthehen në Republikën e Kosovës.

Theksojmë edhe njëherë se rrëmbimi i policëve tanë në detyrë brenda territorit të Kosovës është një akt agresioni i Serbisë dhe shkelje e normave ndërkombëtare, dhe se akuzat e autoriteteve serbe janë të paqëndrueshme dhe të motivuara politikisht. Sic  edhe është dëshmuar me prova të qarta, policët kanë qenë brenda territorit të Republikës së Kosovës, duke kryer detyrën e tyre.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit