6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

MPJ: S’kemi arritur ta konfirmojmë arrestimin e ish-zyrtarit të MPB-së, kemi kërkuar informacione nga Serbia

- Advertisement -

Ministria e Brendshme e Serbisë ka njoftuar së në kufi me Kroacinë ka arrestuar një të dyshuar me inicialet D.B të moshës 34 vjeç pasi në makinën e tij dyshohet se janë gjetur rreth 18 kilogram substancë narkotike.. Sipas raportimeve në media, është bërë e ditur se bëhet fjalë për ish-zyrtarin e MPB-së së Kosovës, Drilon Bërbati, i cili gjatë vitit të kaluar ishte arrestuar nga shteti i Kosovës nën dyshimet për falsikim dokumentesh.

Lidhur me këtë rast, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës kanë bërë të ditur për Express se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk është informuar dhe s’ka arritur që ta konfirmojë zyrtarisht arrestimin e Drilon Berbatit.

MPJ ka konfirmuar se përmes ambasadorit Jashari në Beograd kanë dërguar kërkesë nga Qeveria e Serbisë që të konfirmojnë arrestimin eventual dhe të ofrojnë sqarimet për arsyet e arrestimit dhe për vendin ku po mbahet.

“Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk është informuar dhe as nuk ka arritur ende të konfirmojë zyrtarisht arrestimin sipas raportimeve, të cilave i referoheni.Si edhe në rastet e mëhershme, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd nëpërmjet Ambasadorit Jashari i ka dërguar shkresë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë përmes së cilës ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që ta konfirmojë arrestimin eventual, të ofrojë sqarime për arsyet e arrestimit dhe të bëjë të ditur vendin (qendrën e paraburgimit), ku është duke u mbajtur shtetasi i Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

Nga Minsitria e Jashtme thonë se do ta mbajën të informuar opinionin me të rejat për rastin që mund të jenë me interes për mediat dhe për publikun.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit