6.3 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

MPJ reagon pas arrestimit të kosovarit nga Policia serbe

- Advertisement -

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar pas arrestimit të kosovarit Abaz Beqiraj në kufirin Hungari – Serbi.

MPJ thotë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd ka vendosur kontaktin me autoritetet serbe për t’i sqaruar rrethanat.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës është informuar nga mediat që sot, në kufirin Hungari-Serbi, autoritetet serbe mund të kenë ndaluar një qytetar të Republikës Kosovës. Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Beograd ka vendosur tashmë kontaktin me autoritetet serbe në përpjekje për të sqaruar rrethanat. Do t’ju mbajmë të informuar rreth detajeve”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

Melihate Beqiraj, vajza e Abaz Beqirajt tha se babai i saj ka qenë në vizitë tek djali i tij në Gjermani ndërsa për arrestimin e tij janë njoftuar nga kompania me të cilën ishte duke u kthyer në Kosovë.

“Baba ka qenë për vizitë tek djali. Sot në 8:30 ka qenë në kufi me Hungarinë dhe Serbinë. Ka qenë t’u ardhur me autobus dhe ata na kanë lajmëruar se policia serbe na kanë arrestuar babin”, ka thënë ajo, njoftoi Klankosova.tv.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit