Ministria e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme u kërkon qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Katar, Kuvajt, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendase dhe të qëndrojnë në kontakt me ambasadat shqiptare për çdo nevojë apo emergjencë.
Ky apel vjen pas përshkallëzimit të tensioneve në rajon si pasojë e goditjeve ushtarake mes SHBA-së dhe Iranit, transmeton klankosova.tv.
Rreziku për destabilizim të mëtejshëm mbetet i lartë.
”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore.
Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR
Email: [email protected]
Tel: +974 77180778
AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT
E-mail: [email protected]
Tel: +965 94048219
AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE
Email: [email protected]
Tel: +966501422449
AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Email: [email protected]
Tel: +971 50 980 7881”.